Beyonce po vazhdon të dhurojë për ata në nevojë. Superylli njoftoi të mërkurën (2 shtator) përmes fondacionit të saj BeyGOOD, se ajo po dhuron 1 milion dollarë fonde shtesë për të ndihmuar bizneset e vogla të pronarëve me ngjyrë, njofton Insajderi.
Fituesja e 24 çmimeve Grammy dhe fondacioni i saj bashkëpunuan me NAACP në korrik për të filluar fondin e bizneseve të vogla të pronarëve me ngjyrë. Qëllimi, sipas një postimi në Instagram nga BeyGOOD në atë kohë, është “të ndihmojë forcimin e bizneseve të vogla dhe të sigurojë fuqizimin ekonomik për bizneset e pronarëve me ngjyrë”.
Raundi i parë i aplikimeve u mbyll në fund të korrikut dhe 20 marrësit u njoftuan më 18 gusht. Grante prej 10,000 dollarëve u ofruan bizneseve. /Insajderi.com
Burimi: Billboard