Beyonce i bën dhuratë të veçantë Kim Kardashian

Beyonce i bën dhuratë të veçantë Kim Kardashian

Janë dy nga personazhet më të komentuara në mediat rozë, Beyonce dhe Kim Kardashian dy nga femrat me seksi në botë.

Beyonce i ka bërë një dhuratë të veçantë Kim Kardashian.

Ajo ia dhuroi  Kim-it disa nga veshjet e saj të linjës “Ivy Park X”, të cilën ka pak kohë që e hedhi në treg.

Kim, përmes rrjeteve sociale ka treguar dhuratat që mor nga këngëtarja dhe e falënderoi atë për to.

“Mezi po pres të shoh çfarë ka brenda”, thotë Kimi në njërën prej videove.

Ndërsa, teksa i provoi disa prej këtyre veshjeve, Kim tha se janë të mrekullueshme dhe dukej mahnitëse në to.