Beyonce jep donacion për bizneset afro-amerikane të dëmtuara nga Covid-19

Beyonce jep donacion për bizneset afro-amerikane të dëmtuara nga Covid-19

Këngëtarja e famshme Beyonce ka dhënë një donacion prej 10.000 dollarësh për të ndihmuar bizneset afro-amerikane që kanë pësuar dëme finaciare për shkak të pandemisë.

Këngëtarja, apo më saktësisht, organizata e themeluar nga ajo i është bashkuar Asociacionit për përparimin e afro-amerikanëve (NAACP) për të ndihmuar këto biznese, raporton FemaleFirst, shkruan Insajderi.

Deklarata në faqen e NAACP, thotë: “Këto grande do të u afrohen bizneseve të vogla afro-amerikane, sepse rrezikjomë të i humbim.

Grantet nga ky fondacion do të u jepen bizneseve afro-amerikane në Houston, Neë York, Los Angeles dhe Minneapolis.

Organizata BeyGOOD e Beyonceit është bashkuar me Asociacionin për përparimin e afro-amerikanëve (NAACP), për t’i ndihmuar bizneset që po vuajnë si pasojë e pandemisë së koronavirusit, duke dhënë grante prej 10.000 dollarëve.NAACP vlerëson bashkangjitjen e BeyGOOD në këtë kauzë”./Insajderi.com