Për një dekadë të tërë, Beyonce la nën hije kolegen dhe miken e saj

Për një dekadë të tërë, Beyonce la nën hije kolegen dhe miken e saj

Edhe më të mirët, nganjëherë nuk mund të mos e krahasojnë veten më dikë tjetër. Së fundmi edhe këngëtarja e famshme, Kelly Rowland foli hapur për krahasimin me Beyonce, që i bënin njerëzit, në kohën e grupit të vajzave “Destiny’s Child”, shkruan Harper’s Bazaar, transmeton Insajderi.

Ajo zbuloi disa gjëra gjatë një bisede me konkurrentin e “The Voice Australia”,.

Kur gjysmëfinalisti Chris Sebastian i tha Rowland se po jetonte në “hijen” e vëllait të tij, i cili gjithashtu mori pjesë në konkursin e këndimit, ajo bashkëndjeu me të.

“Njerëzit më njihnin si vëllai i tij, dhe e vuajtja këtë për një kohë vërtet të gjatë”, tha Sebastian. “Identiteti ka qenë një gjë vërtetë  e çuditshme për mua. Unë e dua [vëllain tim], por gjithmonë më është dashur ta dëshmoj veten time”.

“E di këtë ndjenjë. Mund ta imagjinosh se si është të jesh në një grup me Beyoncé?” u përgjigj këngëtarja. “E torturoja mendjen time: ‘Epo, nuk mund ta vesh këtë fustan’ sepse ata do të thonë se dukem si Beyonce ose, ‘Nuk mund të kem një këngë të tillë sepse tingëllon shumë si ajo. Njerëzit të krahasojnë gjithsesi”.

Ajo shtoi se frika e saj nga krahasimi me Beyoncé e përndoqi atë për një kohë të gjatë. “Unë do të gënjeja nëse do të thoja,’Jo, nuk më shqetëson kurrë’”, vazhdoi ajo. “Kishte një dekadë të tërë – nëse jam plotësisht e sinqertë, një dekadë – që un u ndjeva kështu”.

Rowland, Beyoncé dhe Michelle Williams formuan grupin e famshëm të vajzave nga fundi i viteve ’90 deri në vitin 2005. Karriera solo e Roëland ka pasur gjithashtu sukses tregtar, duke lansuar katër albume në studio dhe duke shitur miliona kopje në të gjithë botën. /Insajderi.com