Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri, të enjten mbrëma ka shkëlqyer në skenën e Eurovision-it, me një paraqitje e cila na bëri krenarë të gjithve.
Përkrahjet për të nuk munguan nga artistët e Shqipërisë po ashtu edhe nga ata të Kosovës dhe diasporës.
Në mesin e artistëve që i doli në përkrahje është edhe Vesa Luma, e cila i dedikoi një postim në rrjete sociale.
Ajo publikoi një fotografi nga performanca e Anxhelës në skenën e Eurovision duke iu referuar si ‘Beyonce shqiptare’.
“Beyonce shqiptare, pa dyshim se do të jesh pjesë e finales” i tha Vesa përfaqësueses shqiptare./Insajderi.com