“Beyonce shqiptare”, Vesa Luma në përkrahje të Anxhela Peristerit në Eurovision

“Beyonce shqiptare”, Vesa Luma në përkrahje të Anxhela Peristerit në Eurovision

Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri, të enjten mbrëma ka shkëlqyer në skenën e Eurovision-it, me një paraqitje e cila na bëri krenarë të gjithve.

Përkrahjet për të nuk munguan nga artistët e Shqipërisë po ashtu edhe nga ata të Kosovës dhe diasporës.

Në mesin e artistëve që i doli në përkrahje është edhe Vesa Luma, e cila i dedikoi një postim në rrjete sociale.

Ajo publikoi një fotografi nga performanca e Anxhelës në skenën e Eurovision duke iu referuar si ‘Beyonce shqiptare’.

“Beyonce shqiptare, pa dyshim se do të jesh pjesë e finales” i tha Vesa përfaqësueses shqiptare./Insajderi.com