Beyonce ka kaluar një vit të mrekullueshëm!
Artistja 39 vjeçare, së fundmi ka ndarë një video në llogarinë e saj në Instagram, duke reflektuar mbi vitin që lamë pas, njofton Insajderi.
Në videon katër minutëshe të gjatë, filloi me disa pamje të shkëputura nga festimet e vitit të ri 2020, ku shihej me shumë familjarë e miq.
Gjithashtu, në video artistja ndau edhe disa pamje të rralla të bashkëshortit të saj Jay Z dhe tre fëmijëve – Blue Ivy dhe binjakëve, Rumi dhe Sir.
“Gëzuar vitin e ri”, shkruan Beyonce krahas videos. “2020-ta na ndau dhe na bashkoi. Shumë nuk mund të shihnin më të dashurit e tyre dhe përjetuan shumë humbje, por të gjithëve na bashkoi humaniteti. Këtë vit u gëzova kënaqësinë, ndjeka lumturinë dhe jetova me shumë dashuri”.
“Teksa të gjithë shohim para dhe lutemi për fillime të reja, dëshira ime për ju është që ju të nderoni veten dhe ata që doni”, vazhdoi ajo. “Festo për faktin se ti je një individ i rëndësishëm, i cili kontribuon në komunitetin tonë të bukur. Gëzuar për një vit më të mirë e të ndritshëm, 2021. Me dashuri B”.
Më poshtë mund të shihni të plotë postimin e këngëtares. /Insajderi.com