Këngëtari me famë botërore Justin Bieber, do të vazhdojë të takoj fansat e tij në prapaskenë por jo ata që insistojnë të paguajnë biletë prej 2 mijë dollarësh në koncertet e tij.

Por duket se Justin Bieber nuk ka mundur ta mbajë premtimin, duke acaruar së tepërmi fansat, pasi është zbuluar se këngëtari kanadez vazhdon ende të takojë fansat në prapaskenë, por vetëm ata që kanë bileta “VIP”.
Sipas “TMZ”, një burim i afërt me Justin ka shpjeguar se të gjitha fansat që kanë dikë që e njeh mirë Bieber-in, atëherë mund ta takojnë këngëtarin. /Insajderi.com