Big Bastan e zë gjumi në vendin më të pazakontë për të dremitur (VIDEO)

Big Bastan e zë gjumi në vendin më të pazakontë për të dremitur (VIDEO)
Burimi i fotografisë: VesaLuma/Instagram

Ka disa vjet që Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj Big Basta janë zhvendosur në Zelandë të Re për të jetuar.

Së bashku me të voglin e tyre Lianin, familja kalojnë çdo moment të mundshëm bashkë. Së fundmi Vesa na tregoi për një vizitë në njërën nga kinematë e vendit.

Sapo dritat u shuan dhe nisi filmi, reperin e kishte marrë gjumi dhe Vesa nuk kishte se si mos ta filmonte këtë moment, e më pas ta ndante me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.

“Mezi pritem vikendin me shku ne kinema ——- me flejt 😂 😂😂”, shkruan Vesa duke qeshur krahas videos së saj.

Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të këngëtares. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)