Big Mama nuse

Big Mama nuse

Besiana Kasami – Big Mama, zbulon se i ka dhënë fund beqarisë.

Artistja ka postuar një fotografi e veshur me fustan nusërie dhe e rrethuar nga shoqëria.

“Nata e fundit e beqarisë”, ka shkruar këngëtarja dhe prezantuesja ku nuk munguan edhe urimet.

Por, “e vërteta” e kësaj është se këngëtarja po përgatit një projekt të ri muzikor, duke parë se ajo është në xhirime të cilat po shpërndahen nga ekipi realizues.

Ndërsa, çfarë është në të vërtetë mbetet të zbulohet nga vetë ajo.

Përndryshe, prezantuesja e njohur gëzon sukses me moderimin e emisionit të saj “Mama’s trip”. /Insajderi.com