Big Mama reagon ashpër pas lajmeve të fundit

Së fundmi, Big Mama postoi një foto të zakonshme në llogarinë e saj në Instagram, foto kjo që bëri ndjekësit shumë kureshtarë teksa përpëliteshin të kuptonin nëse ajo kishte përdorur Photoshop, njofton Insajderi.

Big Mama reagon ashpër pas lajmeve të fundit

Postimi i mëposhtëm i artistes, nxiti shumë komente të ndjekësve teksa ata pyetnin ‘se ku e ke këmbën tjetër?”, e si rrjedhojë kjo prodhoi lajm në shumë portale.

View this post on Instagram

Mamas fashion 😜

A post shared by BigMama (@bigitos) on

Gjithsesi, artistja vendosi t’i jepte fund duke reaguar ashpër në llogarinë e saj në Instagram duke shkruar, “Shumë debila jeni o Zot, nuk e kuptoj. Këmbën e kam në karrige o debila dhe nuk duket nga fustani”.

Më pas për të dëshmuar që në foton e postuar mund të ketë faj ndonjë filtër apo opsioni ‘blur’ që i ofron vetë aplikacioni Instagram, ajo postoi origjinalin e kësaj foto, ku shkruan, “Ja ku e kam këmben po nga fustani nuk duket, shyqyr zotit nuk jemi aq debila sa ju te bëjmë asi kiksa me zhduk këmben me photoshop. Nuk di pse merrem me ju t’ju jap sqarime kur truri juaj aq kupton”. /Insajderi.com