Janë të shumtë shqiptarët që kanë arritur të kenë sukses jashtë vendit, veçanërisht ata të kategorive sport dhe muzikë.
Në këtë të fundit, është tashmë edhe një artiste e re shqiptare, e cila po synon tregun amerikan të muzikës.
Bëhet fjalë për këngëtaren e quajtur Njomza Vitia, e cila së fundmi ka publikuar klipin e saj më të ri muzikor, “Lonely Nights”.
Se është në hapa të sigurt drejt famës, këtë e tregon edhe faqja prestigjioze e muzikës në botë, Billboard, e cila i ka dedikuar një artikull vajzës me prejardhje shqiptare.
Ajo ka filluar të merret me muzikës që nga mosha 14 vjeçare, kur formoi bendin e saj të parë, të quajtur “Scarlett”.
Fillimisht ajo ka kënduar këngë ‘cover’, teksa më pas ka nënshkruar kontratë me produksionin e reperit tashmë të ndjerë Mac Miller. ‘Mixtape’-i i saj i parë u publikua më datë 22 prill në ditëlindjen e saj të nëntëmbëdhjetë, dhe është titulluar “Gold Lion”.