fbpx

Billboard dedikon një artikull artistes më të re shqiptare

Billboard dedikon një artikull artistes më të re shqiptare

Janë të shumtë shqiptarët që kanë arritur të kenë sukses jashtë vendit, veçanërisht ata të kategorive sport dhe muzikë.

Në këtë të fundit, është tashmë edhe një artiste e re shqiptare, e cila po synon tregun amerikan të muzikës.

Bëhet fjalë për këngëtaren e quajtur Njomza Vitia, e cila së fundmi ka publikuar klipin e saj më të ri muzikor, “Lonely Nights”.

Se është në hapa të sigurt drejt famës, këtë e tregon edhe faqja prestigjioze e muzikës në botë, Billboard, e cila i ka dedikuar një artikull vajzës me prejardhje shqiptare.

Ajo ka filluar të merret me muzikës që nga mosha 14 vjeçare, kur formoi bendin e saj të parë, të quajtur “Scarlett”.

Fillimisht ajo ka kënduar këngë ‘cover’, teksa më pas ka nënshkruar kontratë me produksionin  e reperit tashmë të ndjerë Mac Miller. ‘Mixtape’-i i saj i parë u publikua më datë 22 prill në ditëlindjen e saj të nëntëmbëdhjetë, dhe është titulluar “Gold Lion”.