‘Billboard’ shkruan për Era Istrefin

‘Billboard’ shkruan për Era Istrefin

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi është një yll në ngjitje, një gjë të tillë po e dëshmojë sukseset e saj.

Kënga e saj e fundit e njëkohësisht kënga e parë nën menaxhimin e Sony Music, “Redrum” tashmë është realizuar edhe remiks nga stafi i saj menaxhues.

E famshmja “Billboard” ka shkruar për Era Istrefin dhe iniciativën e saj të re për të sjellë remiksin e këngës ‘Redrum’.

Në artikullin online të “Billboard” shkruhet se këngëtarja e popit Era Istrefi me zërin si Rihanna ka thyer të gjitha rekordet e ka kaluar të gjitha pritshmëritë me “BonBon” në 2016-n dhe tani ajo është gati që së bashku me produksionin e Felix Snow të sjellë një epokë të re muzikore me remiksin e “Redrum”.

Remiksi titullohet “What So Not” dhe për herë të parë është lansuar në performancën që Era Istrefi mbajti në “Coachella” këtë vit. “Ultra Music” e ka shpërndarë këtë remiks duke shpresuar se ky remiks do të tejkalojë suksesin e “BonBon”.(kultplus)