Billie Eilish rrëfen të jetë kritikuar për trupin e saj në një video ku ajo ka mbathur bikini

Billie Eilish rrëfen të jetë kritikuar për trupin e saj në një video ku ajo ka mbathur bikini

Billie Eilish është e njohur për stilin e saj me rroba të gjëra, me numra të mëdhenjë që nuk lejojnë të i shihet trupi, raporton Vogue, shkruan Insajderi.

Në një intervistë për Vogue Australia, këngëtarja e kishte konfirmuar që stili i saj është i qëllimshëm sepse “nuk ia jep askujt mundësinë për të gjykuar se si duket trupi i saj.”

Mirëpo nuk do të thotë që artistja të jetë imune ndaj kritikave lidhur me trupin e saj.

Në një intervistë për Dazed, Eilish ka treguar që ajo u ndje keq kur njerëzit vendosën ta kritikojnë vendimin e saj për të postuar një video në bikini.

Janarin e kaluar këngëtarja postoi disa foto e video në Instagram, ku mes tjerash ishte një video në të cilën Eilish lan flokët në një dush dhe shihet pjesa e lartë e bikinive të saj.

View this post on Instagram

been gone

A post shared by BILLIE EILISH (@billieeilish) on

Billi tregon që ky postim u pasua me shumë komente si: “Si guxon ajo të postoj foto të tilla nëse nuk do të shihet si objekt seksual?”

Ajo ka treguar që kohë pas kohë këto komente shëndrrohen në një ankth për të sepse është një situatë ku ajo nuk mund të dalë fituese, sepse si duket njerëzit do të gjejnë gjithmonë gjëra për ta kritikuar./Insajderi.com