Billie Eilish thotë se Donald Trump është duke e shkatërruar Amerikën

Billie Eilish thotë se Donald Trump është duke e shkatërruar Amerikën

Billie Eilish ka mbajtur një fjalim pasionant kundër Trump në Democratic National Convention, natën e kaluar, duke I nxitur amerikanët të votojnë, sikur jeta të u varet nga kjo.

Billie, e cila sapo ka mbushur moshën për të votuar, është artistja më e rë, që ka marrë pjesë në Convention, raporton Dazed, shkruan Insajderi.

“Ju nuk keni nevojë të më tregoni që gjërat nuk janë duke shkuar mirë,” tha ajo. “Donald Trump është duke shkatërruar vendin tonë dhe gjithçka që ne duam.”

Eilish vazhdoi duke theksuar mbështetjen e saj, për kandidatin demokratik Joe Bidden, duke thënë se vendi ka nevojë për udhëheqës që zgjidhin çështje si ndryshimet klimatike dhe Covid, në vend se të i mohojnë ato, si dhe “udhëheqës që do të luftojnë kundër sistemit racist dhe pabarazisë.”

“Gjithçka fillon  duke votuar për dikë që kupton se sa shumë kanë rëndësi këto gjëra. Dikush që krijon një ekipë që përmban këto vlera. Gjithçka fillon duke votuar kundër Donald Trump dhe për Joe Biden.”

Ajo e përfundoi fjalimin e saj duke thënë: “Heshtja nuk është opsion dhe ne nuk mund të rrijmë pa bërë asgjë. Të gjithë duhet të votojmë sikur jeta të na varet nga kjo, sepse me të vërtetë varet. E vetmja mënyrë për të qenë të sigurt për të ardhmen është ta bëjmë vetë. Të lutem, regjisrtohuni dhe votonin./Insajderi.com