Ekzistojnë disa legjenda urbane që thonë se nëse pini verë përpara se të konsumoni birrë do të ndiheni mirë, e nëse bëni të kundërtën, me siguri s’do ta mbani mend asgjë të ne" />

Birrë apo verë? Cila pije alkolike e bën të pashmangshëm “hangover”-in

Birrë apo verë?  Cila pije alkolike e bën të pashmangshëm “hangover”-in

Ekzistojnë disa legjenda urbane që thonë se nëse pini verë përpara se të konsumoni birrë do të ndiheni mirë, e nëse bëni të kundërtën, me siguri s’do ta mbani mend asgjë të nesërmen.

E pavarësisht se shumë prej nesh vazhdojnë t’i përziejnë pijet alkoolike, me shpresën se nuk do të përjetojmë një “hangover”, një studim i ri e hedh poshtë të gjithë këtë. Kështu, 90 personave ju kërkua që të pijnë në dy javë duke e kombinuar alkoolin në mënyra të ndryshme, për të parë se si njerëzit e dehur ndihen, apo se si reagojnë të nesërmen në “hangover”.

Personave nga 19 deri në 40 vjeç, të ndarë në 3 grupe ju kërkua të pinin si më poshtë:

-Grupi i parë duhet të pinte 2 gota të mëdha me birrë të ndjekura nga 4 gota me verë.

-Grupi i dytë piu të njejtën sasi alkooli por në rradhë të ndryshme.

-Grupi i tretë piu vetëm birrë ose verë, të pakombinuara.

Pas një jave, ata e ndryshuan mënyrën e të pirit, pra bënë të kundërtën e javës së parë. Gjatë gjithë proçesit, njerëzit që u testuan u mbajtën nën kontroll mjekësor, dhe ju kërkua të gjykonin se sa të pirë ishin. U arrit në përfundimin se nuk kishte rëndësi nëse pije birrën apo verën para: dhimbja e kokës, marrja e mëndjes dhe ndjenja e të përzierit ishin gjtihmonë prezente. E ndërkohë gjatë gjithë kohës së testimit u zbulua që nuk ishte e mundur që të parandaloje “hangoverin”, pavarësisht moshës, peshës trupore, historisë që keni me alkoolin dhe disa faktorë të tjerë. Një ndryshim të vogël pati mes sekseve, pasi femrat e përballonin të pirën më keq se meshkujt.