Biznesmeni shqiptar ndërron pamjen pasi tregon orientimin e tij seksual

Biznesmeni shqiptar ndërron pamjen pasi tregon orientimin e tij seksual

Biznesmeni i njohur shqiptar dhe shumë i komentuar në media, Elton Ilirjani i ka befasuar të gjithë me foton e fundit të publikuar në Instagram pasi pothuajse nuk njihet. Ilirjani shfaqet i lyer me makiazh teksa mban në qafë e duar rruaza perlash.

Biznesmeni njofton se sot feston përvjetorin e 7 të kompanisë së tij.

“Diversiteti është thelbi i biznesit tonë. Të gjithë janë të ndryshëm dhe plot ngjyra”, shkruan Ilirjani krah fotos së realizuar nga Fadil Berisha.

Biznesmeni u bë shumë i njohur në media vitin e kaluar kur deklaroi publikisht orientimin e tij seksual./ Insajderi.com