Robert Eggers, regjisori i filmave “The Witch” dhe “Lighthouse”, do të fillonte produksionin për filmin e tij të ri The Northman, kur filloi kriza e pandemisë Covid-19.
“The Northman” është një dramë që ndodh në kohën e vikingëve. Pjesë e ekipës do të jenë Nicole Kidman, William Defoe, Alexander and Bill Skarsgård dhe shumë të tjerë, përfshirë këtu aktoren e filmit të tij, “The Witch” Kate Dickie, e ajo që është edhe më fascionuese, Bjork dhe vajza e saj Ísadóra Bjarkardóttir Barney do të luajnë në këtë film.
Lajmi u bë i ditur në një Instastory nga një trainer i cili është pjesë e filmit, i cili postoi një video nga produksioni ku përmendeshin emrat e gjithë ekipës, raporton The Film Stage, shkruan Insajderi.
Edhepse e gjithë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, emri i Bjork në film do të jetë ‘The Slav Witch’.
BJÖRK IS IN ROBERT EGGERS' THE NORTHMAN (via https://t.co/OpFUcaQZt8) pic.twitter.com/ewxPEXU0cd
— Erik Anderson (@awards_watch) August 19, 2020
Paraqitja e fundit në film e Bjork ishte te “Drawing Restraint 9” në 2005, nga Matthew Barney. Para kësaj ajo ishte pjesë e filmit të Lars von Trier “Dancer in the Dark”, por kjo përvojë ishte e frikshme sipas saj.
Ngjarja e “The Northman” është e vendosur në Iceland, dhe ishte përzgjedhur si ide e Alexander Skarsgård, mirëpo për të shkruar skenarin Eggers bashkëpunoi me poetin dhe novelistin Sjón.
Ky film ndodh në shekullin e 10 dhe ndjek një princ Nordic, të luajtur nga e Alexander Skarsgård, i cili dëshiron të hakmerret për vdekjen e babasë së tij./Insajderi.com