Blend Fevziu i dashuruar në shikim të parë: Iu deshën 11 vjet që të ritakonte bashkëshorten

Blend Fevziu i dashuruar në shikim të parë: Iu deshën 11 vjet që të ritakonte bashkëshorten

 

Dimë kaq pak për jetën private të Blend Fevziut, e kjo që zbuloi së fundmi ishte për jetën personale ishte aspak e tipike tij – por shumë, shumë e ëmbël.

Moderatori, i cili prej 20 vitesh drejton emisionin “Opinion” mban një profil modest lidhur me publikimin e detajeve për jetën e tij personale dhe atë të familjes.

Së fundmi, ai ka qenë pjesë e një interviste për revistën ”Class”, ku i është përgjigjur ‘100 pyetjeve’ të ndryshme mbi profesionin e tij si gazetar, e natyrisht që disa nga to do kishin lidhje edhe me jetën personale. Blendi flet për herë të parë ka rrëfyer diçka më shumë për bashkëshorten e tij, Inesin .

Historia e tyre e dashurisë, ishte një rastësi e bukur e fatit, pasi sipas tij ata janë dashuruar me shikim të parë, por vetëm pas  11 vitesh ata u ritakuan për t’u mos u ndarë kurrë, dhe sot cifti kanë dy vajza.

“E kam njohur nga miq të përbashkët në atë që njihej si Bordura e Hotel Dajtit kur ajo ishte 15 vjeç dhe unë student i vitit të parë. Më bënë shumë përshtypje sytë. Që nga ajo kohë e humba dhe e ritakova pas më shumë se 11 vitesh. Sërish rastësisht”, ka treguar ai. /Insajderi.com