
Këngëtarja Bleona Qereti dhe të tjerë ishin mbledhur në Detroit, për të pritur të dërguarin special të Donald Trump, me detyrë për të ndërmjetësuar dialogun Kosovë-Serbi, njofton Insajderi.
Grenell u takua me komitetin e biznesmenëve dhe liderëve fetarë shqiptarë në ShBA, ku thotë se një gjë u qartësua: “Shqiptaro-amerikanët po votojnë për Donald Trump”.
Prezenca e Bleonës në mbledhje konfirmon se vota e saj po shkon për kandidatin republikan.
Richard Grenell, publikoi në llogarinë e tij në Instagram një fotografi me këngëtaren duke e quajtur një super yll ndërkombëtar.
View this post on Instagram
With @bleona, the international superstar, in Detroit. Let’s go @realdonaldtrump!
Ndërkaq, edhe Qereti publikoi të njëjtën fotografi në llogarinë e saj në Instagram, duke shkruar, “Me super yllin, koka vetë”. /Insajderi.com
View this post on Instagram
With the #superstar itself 🤩@richardgrenell #Bleona #richardgrenell #trump2020