Këngëtarja 41-vjeçare, Belona Qereti ka shumë vite që është shpërngulur për të jetuar në ShBA, duke shijuar glamurin e Hollywood-it si një grua beqare, njofton Insajderi.
Në një postim të fundit të saj në Instagram, ajo shprehet se personat që qëndrojnë për shumë vite të vetëm e kanë më të vështirë të gjejnë dashuri.
“Njerëzit që kanë qenë beqarë për një kohë të gjatë janë më të vështirë për t’u dashur, sepse ata janë mësuar të jenë beqarë, të pavarur dhe të vetëmjaftueshëm, saqë duhet diçka e jashtëzakonshme për t’i bindur se kanë nevojë për ju në jetën e tyre”- shkruan Bleona.
Këngëtarja ishte e martuar me biznesmenin Gani Bardhën, por çifti u ndanë në vitin 2014. Ajo nuk ka folur publikisht në lidhje me ndarjen, po vetëm kishte theksuar nëpër intervista se ata lanë të lirë njëri tjetrin që të ndiqnin ëndrrat e tyre. Që nga atëherë, Qereti nuk është parë asnjëherë me një partner të ri, të paktën publikisht.
Në rrjetet e saj sociale ajo shpeshherë promovon jetën e saj prej një beqareje dhe sa e lumtur është me faktin që ndoqi ëndrrën e saj drejt famës edhe në Amerikë. /Insajderi.com