Përveç se Bleona do të zhvishej në një vend publik për të realizuar një fotosesion, nuk është e vetmja gjë që do të bënte.
Së fundmi, ajo zgjodhi Bulevardin e Yjeve në Hollywood si destinacionin e fotove të saj, ku shfaqej me vetëm me një xhaketë të hedhur sipër dhe disa aksesorë që mbulonin modestinë e saj, njofton Insajderi.
E rruga e lagur dhe takat e saj super të larta përfunduan të mos jenë kombinim i duhur – ajo rrëshqiti, u rrëzua dhe lëndoi shputën e këmbës.
Ishte vetë këngëtarja ajo që ndau videon teksa rrëzohet në llogarinë e saj në Instagram. “Plagosje ne krye te detyres”, shkruan Bleona krah videove që tregojnë incidentin. /Insajderi.com