Bleona Qerreti kërkon burrë: Të interesuarit mund të konkurrojnë

Bleona Qerreti kërkon burrë: Të interesuarit mund të konkurrojnë

Bleona Qereti jo vetëm që nuk është e dashura e deputetit siç u pretendua në fillim, por madje është në kërkim të një të dashuri.

Këngëtarja aktualisht është beqare, ashtu që të interesuarit mund “të konkurrojnë” për postin e partnerit të ardhshëm.

Këtë të shtune, Ermal Fejzullahu kthehet në kohë për t’i bërë Review fillimit të karrierës së tij muzikore! Na ndiqni nga ora 20:10 në TV DUKAGJINI! 💖💜

Gepostet von Review am Freitag, 13. Dezember 2019

“Kandidatët duhet të jenë edhe pak të palestruar, pasi nuk pranohen me bark”, ka thënë Bleona me shaka. Madje duke e vazhduar batutën ajo hapi edhe një televotim për këtë konkurrim.

Nga ana tjetër, këngëtarja edhe pse ka disa kohë që është ndarë nga i dashuri i saj Gani Bardha, duket se ende nuk e ka harruar. Përmes një postimi në Facebook, ajo e kujtoi atë duke i postuar një shishe verë shqiptare, që mbante mbiemrin e tij.

Pas ndarjes Qerreti deklaroi se me të do të mbeteshin miq dhe duket se kështu ka ndodhur.