
Ndonëse ka kohë që ka lëshuar Shqipërinë për të kërkuar famën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bleona Qerreti si shumë kolegë të saj duket të jetë informuar për tërmetin i cili e ka goditur shtetin shqiptar në orët e para të mëngjesit.
MOS E HUMBISNI > Shikoni intervistën e plotë me reperin serb, Aki Aki
Por për dallim nga ta, kjo e fundit nuk ka qenë e zonja që deri më tani t’i thotë dy fjalë në shqip për krejt këtë ngjarje të kobshme, ndonëse në anglisht po, shkruan Insajderi.
Qerreti në llogarinë e saj në “Instagram” ka ri-publikuar deri më tani gjashtë imazhe të ndryshme ku aktorë, gazetarë e kompani kanë bashkë-ndjerë me familjet e prekura.

Profili i Bleona Qerretit – imazhet e ripublikuara
Pavarësisht kësaj ‘ndihme’ që u ka ofruar kolegëve të saj duke ua ri-shpërndarë imazhet këngëtarja nuk duket të ketë marrë mundin që t’u drejtohet dashamirëve të saj dhe popullit shqiptarë me të paktën dy fjalë në shqip.
Kujtojmë që në orët e hershme të së martës, Shqipëria është goditur nga disa tërmete të cilat deri më tani (ora 18:00, E martë) kanë sjellë vdekjen e mbi 20-personave, disa prej viktimave janë edhe nga Kosova.
/ © Insajderi /
Zhutat e ‘kallin’ studion e Review / Mos e humbisni intervistën me reperin serb, Aki Aki