Blerina Kllokoqi Rugova është një nga emrat më të komentuar dhe më të suksesshëm të botës së modës.
Kreatorja që i jep magji çdo krijimi të saj, vazhdon të jetë ndër më të kërkuarat nga personalitet më në zë shqiptare, por edhe përtej kufijve, shkruan Indeksonline.
Por, inspirimi i saj për ata që nuk e dinë ka nisur pikërisht nga Vjena e Austrisë, një nga qytetet e civilizuara të artit dhe kulturës në botë, ku Blerina kaloi një pjesë të madhe të jetës së saj.
E përmes një vizite dhe fotografie të ndarë me ndjekësit e saj në llogarinë Instagram, ajo shfaqet nga rrugët e Vjenës, ku edhe ka nostalgji për vitet e kaluara.