
Blero Muharremi ka publikuar këngën e tij të re, e cila vjen në bashkëpunim me reperin e ri, Alex, që mban titullin “Asniher”.
Uki Latifi, Prygo dhe Diarra Jean janë kujdesur për muzikën dhe tekstin, i cili ka tematikë tradhëtinë dhe revanshin, raporton Insajderi.
“Asnjëherë me ty”, thotë Blero në krijimin e fundit të tij.
Projekti është po ashtu në bashkëpunim me “Roton Music” nga Rumania ndërsa producent është Franques. /Insajderi.com