
Në fillim të shtatorit, teksa Blero po u tregonte ndjekësve të tij se ishte shtrirë në spital më një rast të rëndë angine, ai gjithashtu zbuloi për herë të parë se ishte shëruar nga Coronavirusi, njofton Insajderi.
I ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan flet për herë të parë për eksperiencën e tij më virusin e ri.
Këngëtari tregon se nuk ka qenë në dijeni se kishte marrë virusin dhe kur në qershor ka bërë një analizë gjaku që i duhej për koncerte, ka rezultuar se e ka kaluar Coronavirusin.
Blero beson se virusin e ka kontraktuar gjatë një koncerti në Milano në muajin shkurt. Thotë se kishte pasur disa simptoma mirëpo kishte pasur përshtypjen se ishte vetëm një grip, kështu as nuk ka kërkuar për ndihmë mjekësore në spital.
“Në muajin shkurt kam qenë në Milano edhe kur u ktheva u bëra shumë keq dhe kaloj. Kur e bëra testin në fillim të qershorit doli pozitiv dhe më pas doli negativ përmes analizës së gjakut dhe më thanë që ti ke antitrupa dhe e ke kaluar”.
Këngëtari thotë se që nga muaji shkurt ai nuk ka pasur ndonjë shqetësim tjetër përveç anginës dhe bën thirrje që të gjithë të kujdesen maksimalisht për mbrojtje.
“Pas shkurtit nuk e mbaj mend ndonjë fazë që të kem qenë keq. Gjithmonë i jam përmbajtur rregullave. Mendoj që derisa të vijë vaksina duhet të ruhemi”. /Insajderi.com