Blerta Kosova vjen me ‘Cotton Clouds’

Blerta Kosova vjen me ‘Cotton Clouds’

“Cotton Clouds” mbanë titullin kënga më e re nga këngëtarja dhe tekstshkruesja, Blerta Kosova.

E publikuar vetëm pak ditë më parë, kjo këngë ka nxjerrë në pah stilin e veçantë të artistes, derisa kjo është kënga e dytë e saj e realizuar me videoklip.

Video i është besuar kompanisë kreative, Katarzë Films derisa regjia është bërë nga Leart Rama, shkruan Insajderi.

Në klip kryesisht mbretërojnë ngjyrat e errëta derisa Blerta në një prej sekuencave shihet e mbuluar me një qese të madhe që valon pa pushim nga era.

Kënga i përshtatet goxha shumë përshkrimit në kanalin e YouTube-s, ku shkruhet që këngët e Blertës kryesisht japin një ndjesi akustike ëndërrimtare e sentimentale.

Kujtojmë që “Cotton Cloud” ka ardhur si projekt i ri gjashtë muaj pas publikimit të këngës “Descending”.

/ © Insajderi /