
Është pothuajse e pabesueshme të mendosh që super hiti i The Weeknd “Blinding Lights” tashmë ka mbushur një vit që nga lansimi i parë.
Për këtë rast, krijuesi i këngës ka vendosur të sjellë një version të ri të këngës, duke e rikthyer atë sërish pranë nesh, njofton Insajderi.
Kësaj radhe reperit i është bashkuar Rosalia, një artiste e re dhe shumë e sukseshmë, që tashmë ka rezervuar një vend të rëndësishëm në botën e muzikës.
Kombinimi i stilit unik të The Weeknd dhe zërit sensual të Rosalia, solli një version që po pritet jashtëzakonisht mirë nga adhuruesit.
Versionit të ri të këngës i është bërë edhe një videoklip me një estetikë paksa retro, ku të dy artistët shkëlqejnë dhe duket sikur përcjellin një kimi intensive te njëri tjetri./Insjaderi.com