Blleki dhe Erno publikojnë këngën e tyre më të re “Sahara”

Blleki dhe Erno publikojnë këngën e tyre më të re “Sahara”

Dy artistët e ri, pjesë e P.I.N.T, Blleki dhe Erno, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri të quajtur “Sahara”.

Artistët kanë njoftuar se kënga është realizuar nga K-Master, ndërsa si zakonisht, tekstet i kanë shkruar vetë artistët, njofton Insajderi.

Njoftimi për bashkëpunimin e tyre, është bërë nga vet autorët, të cilët kanë promovuar projektin e tyre të ri, nëpërmjet profileve të tyre në Instagram.

Projekti “Sahara”, është publikuar sot (E shtunë), rreth orës 18:00 dhe menjëherë ka arritur rreth 35 mije shikime në kanalin e Youtube.

Të dy artistët, pak kohë më parë, kishin sjellë edhe një bashkëpunim tjetër, së bashku me reperin, Lluni si dhe Semiautomatik./Insajderi.com.