Blogeri shqiptar e thorë haptas: Kam pirë hashash dhe kokainë, ngela i zhgënjyer

Blogeri shqiptar e thorë haptas: Kam pirë hashash dhe kokainë, ngela i zhgënjyer

Blogeri Olti Curri në intervistat e tij tregohet shpesh i sinqertë, duke bërë thirrje që të gjithë të jenë të tillë. Mbrëmë blogeri ka qenë i ftuar në emisionin “3-shat”, ku u është përgjigjur disa pyetjeve të moderatores Bora Zemani.

Ai u vendos para makinës së të vërtetës dhe tregoi nëse kishe pirë ndonjëherë drogë apo jo.  Blogeri pranoi pa hezitim se ka provuar hashash dhe kokainë, por s’i ka pëlqyer asnjëra.

Kur kam provuar hashashin, kam pritur të qesh shumë. Prita sa prita, më zuri gjumi. U zhgënjeva. Më dha shumë oreks për gjëra të ëmbla. Në shtëpinë e atyre miqve që isha, nuk kishte gjëra të ëmbla dhe hëngra bukë me gjalpë dhe mjaltë. Më thanë mbaji sytë nga tavani se do të të shfaqen figura. Unë duke mbajtur sytë nga tavani, u thashë si fillim, u është bërë shtëpia për lyer.”, ishte kjo përgjigja e Currit.

Ndërsa me kokainën, i ai u shpreh se priste të ndihej i plotfuqishëm dhe ashtu u ndje për pak sekonda. Pastaj u rikthye sërish në vetvete. Në fund ai bëri dhe një thirrje, duke u thënë të gjithëve që të mos konsumojnë drogë.