Një nga blogeret shqiptare më të famshme në Instagram dhe Youtube, Sara Karaj sapo ndau lajmin që ajo është fejuar me të dashurin e saj, njofton Insajderi.
Tashmë një sipërmarrëse me linjën e saj të grimit në treg, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ka fotografuar dorën me unazën e martesës dhe të dashurin e saj në sfond ku shkruan, “E dija që të doja që nga momenti i parë që të takova. Përgjithmonë po!”
Në maj të këtij viti, Karaj publikoi një video shumë romantike me të dashurin e saj Dartin, ku njoftoi të gjithë abonentët në kanalin në Youtube, se dyshja shumë shpejt po bëhen prindër për herë të parë.
Që nga atëherë, ajo ka ndarë me fansat përditësime të shtatzënisë së saj, që nga vizitat tek gjinekologu e deri tek përgatitja për vogëlushin që do të vie në jetë. /Insajderi.com