Blogerja shqiptare që së fundmi u bë nënë, infektohet me Coronavirus

Blogerja shqiptare që së fundmi u bë nënë, infektohet me Coronavirus

Blogerja shqiptare, shumë e ndjekur në rrjetet e saj sociale, me anë të një postimi në Instagram, dha lajmin se ajo ka kontraktuar virusin COVID-19, njofton Insajderi.

Në fotografinë e postuar ku shfaqet me maskë teksa mban vogëlushin e saj, Sara ka shkruar: ” Të jesh me COVID dhe të kesh një të sapolindur… cila është superfuqia juaj?”

 

View this post on Instagram

 

Te jesh me covid dhe te kesh nje te sapolindur… what’s your superpower? 🦹‍♀️

A post shared by Sara Karaj (@sara.karaj) on

Karaj nuk ka ndarë më tej detaje për gjendjen shëndetësore të saj dhe të vogëlushit.

Para pak më shumë se dy javësh, ajo dhe i fejuari i saj u bënë prindër për herë të parë. Karaj solli në jetë një djalë të shëndetshëm që i lanë emrin Tomas. /Insajderi.com