Blogerja shqiptare rrëmon edhe në dyqanet e dorës së dytë për të gjetur diçka të bukur

Blogerja shqiptare rrëmon edhe në dyqanet e dorës së dytë për të gjetur diçka të bukur

Me mbi 1.6 milionë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, blogerja shqiptare, Armina Mevlani është padyshim një nga shqiptaret më të ndjekura në rrjetet sociale.

Shumë shpesh e shohim duke promovuar stilin e saj të jetës dhe veshjet e modës së lartë, por Mevlani nuk e ka aspak problem të hyjë në dyqanet e rrobave të përdorura që të kërkojë për ‘perla të kohës’.

Në një idhje direkte me “Shqipëria Live”, ajo tregoi se si një herë deshi të blejë një fustan, po përfundoi duke qarë kur të njëjtin e bleu një grua tjetër në një dyqan me rroba të përdorura në ShBA.

“E kam thënë shpesh herë se jam fanse e veshjeve vintage, e duke qenë të tilla, natyrisht që janë të përdorura thotë ajo”, duke vazhduar, “Kur isha në Los Angeles në një dyqan dhe pëlqeva shumë një fustan të viteve ’50, por nuk e mora dhe kur pashë një vajzë që e mori fillova të qaja”.

Blogerja herë pas here blen edhe rroba të përdorura, duke qenë se për të mbajnë pas vete histori, edhe nëse asnjëherë të vetme nuk ka pasur rastin t’i veshë, asaj i pëlqen ideja që t’i ketë në dollap.

“Kur ka pasur gjëra që më kanë pëlqyer e kam blerë, nuk më ka bërë përshtypje që kanë qenë të përdorura. Ato kanë një farë vlere, mund ta kem marrë edhe për ta pasur si vepër arti”, shprehet ajo. /Insajderi.com