Ish-konkurrentët, Jasmina Kadriu dhe Andi Artani ishin padyshim çifti më simpatik i publikut.
Ata kishin ulje ngritje gjatë emisionit dhe ndarja e tyre ndodhi pas daljes nga emisioni.
Ish-qifti nuk kanë pasur raporte të mira pas ndarjes dhe nuk janë deklaruar.
Së fundi, Jasmina ka thyer heshtjen duke iu drejtuar me një video publike Andit.
Video u publikua nga emisioni i mëngjesit në T7, ku i ka bërë thirrje Andit që të mos mbajë më mëri dhe të lërë pas çdo lloj situate.
Por ajo që habiti më së shumti ishte fundi i videos ku Jasmina zbuloi se mban ende disa bluza të Andit.
A është kjo një thirrje për një bashkim dhe si do të reagojë Andi pas kësaj video mbetet të shihet./Insajderi.com