Bob Dylan nervozohet me fansat gjatë koncertit

Bob Dylan nervozohet me fansat gjatë koncertit

Bob Dylan është nervozuar me fansat e tij gjatë një koncerti në Vjenë.

Në fillim këngëtari i njohur nervozohet me ta për shkak të fotove të shumta që ata shkrepnin me telefonat e tyre gjatë koncertit, dhe në një moment ndalet dhe iu drejtohet: “Doni që të pozoj për foto apo të nis të këndoj?”.

Kantautori i çmimit Nobel për letërsi për vitin 2018 arriti deri aty sa ndërpreu interpretimin e këngës “Blowin’ in the wind” për ta qortuar publikun.

Në momentin që këngëtari lëvizte nëpër skenë dhe u fliste fansave, u pengua dhe gati u rrëzua nga skena. Më pas, ai e ndërpreu shkurtimisht koncertin, për ta vazhduar pastaj më vonë.