Bob Dylan ishte mysafirë i Jimmy Fallonit, por nuk e tha asnjë fjalë në shoun televiziv
Pas një mungese të gjatë këngëtari amerikan, Bob Dylan është shfaqur te Jimmy Fallon për të promovuar linjën e tij të uiskit, ku nuk e shqiptoi një fjalë.
Kompozitori 77-vjeçar ka zgjedhur “Ditën e Falenderimeve” të shikoj një shfaqje private në Nju-Jork, “Big Apple Circus ‘s” gjersa promovoi pijen alkoolike,”Heaven’s Door”.
Siç shkruajnë mediat amerikane, kjo ishte reklama më e pazakontë e regjistruar ndonjëherë për uiskin teksa dëgjohet muzika e Erik Satiet, shkruan Telegrafi.
Pas duartrokitjeve përfundimtare, Felon kupton se Dylan është zhdukur gjersa interpretuesit e shfaqjes i thonë se ishte i vetëm.
Dylan në fund të muajit maj nxori linjën e vet të uiskit, të cilën e quajti “Heaven Door”, dhe përbëhet nga tre llojet e pijeve, “straight rye, straight bourbon dhe double-barreled”.
Linja standarde e një shishe shitet për 50 deri në 80 dollarë gjersa një viski i vjetër 25 vjet kushton 300 dollarë.