Bora e parë i gjen së bashku ish-çiftin, Majk dhe Majlinda Zeka

Bora e parë i gjen së bashku ish-çiftin, Majk dhe Majlinda Zeka

Janë bërë më shumë se tre vjet që kur reperi Majk dhe Majlinda Zeka u ndanë, por djali i tyre Roani, është ai që ka mbajtur ish-çiftin gjithnjë në kontakt, për të qenë prindër sa më të mirë.

Dyshja nuk publikojnë asnjëherë fotografi ku shfaqen së bashku, janë fotografitë e vendeve të njëjta që ndajnë, ajo që konfirmon se ata janë bashkë.

E kësaj here, ata zbuluan se po qëndrojnë në Brezovicë, për të festuar kështu edhe borën e parë të sezonës.

Majk ndau vetëm një fotografi të natyrës, ndërkaq Majlinda ndau edhe disa fotografi të vogëlushit të adhurueshëm Roan, duke vrapuar nëpër borë.

Së fundmi në rrjete sociale qarkulluan thashetheme se dyshja ishin rikthyer si çift, mirëpo e gjitha që ata po bëjnë është të jenë prindër sa më të mirë të djali të tyre. /Insajderi.com