Donald Veshaj ka folur për herë të parë pas ndarjes nga moderatorja Bora Zemani, shkruan Insajderi.
Në emisionin e fundit “Binjakët”, ai iu përgjigj pyetjeve të vëllait binjak Romeo Veshaj, në lidhje me dashurinë e fundit, që i bie të jetë lidhja e tij me Borën .
Ai me bindje tha se të gjitha të dashurat i ka dashur njësoj, pa i dhënë ndonjë peshë të veçantë historisë që kishte me moderatoren në fjalë.
Ndërkohë që pyetjes së vëllait se a mund të ketë shanse për ndonjë rikthim, ai iu përgjigj në mënyrë absolute jo, madje dhe nëse ajo i lutet ai nuk do të kthehet mo.
Duket se këto fjalë i kanë rënë në vesh edhe Bora Zemanit e cila ka zgjedhur të reagojë pa shumë fjalë por duke injoruar fjalët e ish-partnerit.
Teksa ka ndarë foto në rrjetet sociale ajo ka shkruar: “Heshtja është më e mirë se të flasësh idiotësira”, shkruan ajo.
Kujtojmë që Bora dhe Donaldi ka disa javë pas lidhjes që ata kanë pasur./Insajderi.com