Bora ia kthen varësen Donaldit? Pas deklaratës, aktori poston video

Bora ia kthen varësen Donaldit? Pas deklaratës, aktori poston video

Donald Veshaj dje ka habitur të gjithë me deklaratën për Bora Zemanin.

Pas gjitha atyre thashethemeve kudo në mediat rozë, është hera e parë që pas daljes nga BBV, aktori Veshaj ka folur për jetën e tij private.

Me anë të një statusi në instastorien e tij Donaldi tregoi hapur se kapitullin me Trixën e ka mbyllur, derisa për Bora Zemanin u shpreh se po mundohet ta rifitojë.

“Nuk kam folur që nga mbarimi i Big Brother sepse unë besoj që çdo gjë që kisha për të treguar e thashë aty me të mirat e të këqiat e mia dhe jam i lumtur për eksperiencën por i penduar për humbjen time aty; një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për cmimin e madh. Big Brother ishte fun dhe unë mendoj që i mora por dhe i dhashë maksimumin tim”, kishte shkruar dje Veshaj.

Derisa pas kësaj deklarate, ai ka rikthyer në temë diskutimi varësen e tij të famshme.

Pak orë pas kësaj deklarate Donaldi postoi një video ku vinte në pah trupin e tij pa bluzë, teksa mbante varsen që ia dhuroi Borës.

Videon e publikuar aktori Veshaj e shoqëroi me këngën “Say something” teksti i të cilës thotë: “Thuaj diçka, po dorëzohem para teje”.

Derisa në videon e Donaldit është edhe pjesa tjetër ku thuhet: “Dhe unë do të gëlltisë krenarinë time/ Ti je ajo që dua”.

Sipas videos mesa duket tashmë Bora ia ka kthyer varsen aktorit.

Donaldi i kishte dhuruar Borës varësen e tij sa ishte në BBV, në nder festimi për 3 vjetorin e lidhjes së tyre./Insajderi.com