Bora rikthehet në ‘Përputhen’ dhe tregon se nga çka vuante (VIDEO)

Bora rikthehet në ‘Përputhen’ dhe tregon se nga çka vuante (VIDEO)

Moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani, në puntatën e së enjtes është rikthyer në ‘Përputhen’.

Në hyrje të programit, ajo tregoi se ishte në betejë me gripin, nga i cili janë prekur shumë njerëz.

Ajo tha se ka pasur disa ditë të vështira, por që ia doli t’i kalonte dhe u shërua.

“Më në fund u riktheva dhe unë në ‘Përputhen’ pas disa ditëve të vështira duke qenë se nuk kam qenë mirë nga gjendja shëndetësore, ashtu si shumë të tjerë sepse kemi dëgjuar shumë njerëz që janë sëmurë këtë periudhë”.

“As ne që punojmë në ekran nuk jemi imun ndaj këtyre virozave”, tha Bora duke u shprehur se e kishte marrë malli për emisionin, ndërsa opinionisti Arjan Konomi i tha se duket si ‘kokrra e mollës’.

Ndiqni më poshtë deklaratën e saj në hyrje të programit./Insajderi.com