Bora Zemani flet pas infektimit me COVID-19

Bora Zemani flet pas infektimit me COVID-19

Ditën e djeshme, Bora Zemani mungoi në emisionin “Për’puthen”, dhe ishte Arajn Konomi ai që hapi emisionin për të njoftuar të gjithë shikuesit se moderatorja është infektuar më COVID-19, njofton Insajderi.

Vendin e saj e zuri Ana Kauri, dhe kështu do të bëjnë të gjitha vajzat e formatit deri sa Bora të kthehet në vendin e saj.

Ndërkohë Bora ka reaguar në rrjete sociale pasi lajmi i infektimit u bë publik. Ajo ka postuar në Instagram një foto të saj duke sqaruar se ishte shkrepur para infektimit me virusin.

Moderatorja tregon se gjithë këtë kohë është ruajtur maksimalisht nga infektimi po nuk i shpëtoi dot. Arjan Konomi kishte njoftuar para nisjes së emisionit që moderatorja është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkaq Bora shkroi se ajo ka nisur të marr ilaçet nën kujdesin e duhur.

“Faleminderit per gjithe urimet tuaja! Po jetojme ne kohe te veshtire, kohe pandemie! Si nje “frikacake” jam ruajtur gjithe vitin duke respektuar te gjitha masat antiCovid por ja… nuk shpetova dot. Gjithsesi une kam nisur mjekimin dhe jam nen kujdesin e duhur. Shpresoj te shihemi sa me shpejt. Kujdesuni per veten dhe te afermit tuaj! Shendeti mbi te gjitha! Ps: kjo eshte nje foto e shkrepur me pare dhe nuk ka aspak lidhje me fytyren time ne kete moment. Po ua kursej kete!”, shkruan Bora në postimin e saj në Instagram. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)