
Bora Zemani të dielën është shtrirë në spital.
Lajmin e ka bërë të ditur shoqja e saj e ngushtë, Semi Jaupaj, e cila kishte publikuar një fotografi me duar të kapura.
Sidoqoftë kësaj, Bora ka zgjedhur që të reagojë edhe vetë, duke publikuar kështu video në rrjetin social Instagram.

Bora Zemani
Moderatorja është parë nën shoqërinë e djalit të saj, Arborit, i cili po përkujdesej për nënën e tij.
Ndërkaq, ende nuk i dihet shkaku i dërgimit të saj në spital, por në postimin e saj shihet se është në gjendje të mirë shëndetësore./Insajderi.com