
Pas përgënjeshtrimit të zërave që qarkullonin prej kohësh mbi një pajtim të mundshëm mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie, për divin hollivudian ka telashe të tjera për t’u zgjidhur.
Aktori është dënuar të paguajë shumën prej 565 mijë eurosh artistit viziv, Odile Soudant, i cili ishte autorizuar të iluminonte supervilën e Chateau Mirava në Francë, e blerë nga një kompani e drejtuar nga “Brangelina”.
Vendimi i Gjykatës së Apelit të Parisit daton në prillin e shkuar, tregon gazeta franceze “Liberation”. Brad Pitt do të jetë i detyruar t’i japë jo pak para artistit francez: 565 mijë euro, 60 mijë vetëm për prishje të imazhit dhe reputacionit.
Artisti viziv, i specializuar në instalimin e ndriçimeve, ishte autorizuar të ndriçonte vilën në Chateau Miraval, në Alto Var.
Ndërtesë që një kompani që drejtohej nga Brad dhe Angelina e bleu në vitin 2008 për 45 milionë euro, pasi për dy vjet çifti kishte jetuar aty me qira.
Por pastaj në 2014-ën, pas më shumë se dy vite pune të paguara, kompania e Pitt vendos të ndalojë gjithçka dhe në vijimësi edhe pagesat.