Brad Pitt dhe Angelina Jolie nuk janë duke bërë më terapi familjare prandaj tensioni mes tyre ka eskaluar

Brad Pitt dhe Angelina Jolie nuk janë duke bërë më terapi familjare prandaj tensioni mes tyre ka eskaluar

Problemet mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë arritur kulmin, që prej se ai doli publikisht me të dashurën e re.

Ata prej një kohe tashmë nuk janë duke bërë terapi familjare të cilën e kishin vijuar për një kohë të gjatë, për shkak se kishin dashur t’i zgjidhin gjërat pa beteja gjyqësore.

Tani Brad dhe Angelina janë duke luftuar me njëri tjetrin se cili të kalojë më shumë kohë me fëmijët e tyre.

Brad pavarësisht që po tenton pa ndalur, duket sikur djali i madh Maddox nuk dëshiron të ketë kontakte me të, për shkak të një zënke të mëhershme.

Një burim ka thënë për UsËeekly që “Brad dëshiron kujdestari 50/50 për fëmijët, mirëpo Angelina nuk pajtohet me këto kushte”./Insajderi.com