Aktorët nga Amerika, Brad Pitt, 57 vjeç dhe Angelina Jolie, 45 vjeç, janë prindër të Pax, 17 vjeç, Zahara, 16, Shiloh, 14 dhe binjakët Vivienne dhe Knox 12 vjeç.
Jolie bëri kërkesë për divorc në vitin 2016 dhe çifti kanë qenë të angazhuar që atëherë në çështjen për kujdestarinë e fëmijëve.
Gykatësi privat i punësuar për të mbikëqyrur çështjen, John Ouderkirk, ka vendosur në favor të aktorit.
Pitt e ka fituar kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të tij me Angelina Jolie, pas një ‘lufte’ të gjatë në gjykatë.
Vendimi ishte një “vendim paraprak” dhe Jolie po vazhdon luftën e saj ligjore, i tha një burim faqes në internet të Page Six.
Ndërsa, aktorja nuk kishte kundërshtuar kujdestarinë e përbashkët, por kishte “çështje të tjera shqetësuese”, deklaroi ajo.
Jolie ka kritikuar vendimin e gjyqtarit për të mos lejuar fëmijët e tyre të dëshmojnë në seancat e paraburgimit duke qenë se Pitt ishte marrë me punë të jashtëligjshme.
Dyshja i dhanë fund martesës në vitin 2020. Jolie tha se u largua nga Pitt për “mirëqenien” e familjes së saj.
“Ishte vendimi i duhur,” tha Jolie./Insajderi.com