Brad Pitt ende nuk po arrin të përmirësojë marrëdhien me djalin e tij Maddox

Brad Pitt ende nuk po arrin të përmirësojë marrëdhien me djalin e tij Maddox

Brad Pitt dhe djali i tij me aktoren Angelina Jolie, Maddox ende janë në përpjekje për të rregualluar marrëdhënien e tyre, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se të dy kanë një marrëdhënie të ftohtë për shkak të një incidenti të ndodhur në shtator të vitit të kaluar. Në këtë incident Brad dhe Angelina filluan të grinden përderisa bashkë me djalin e tyre ishin në një aeroplan privat. Maddox u përfshi në këtë grindje duke e mbrojtur nënën e tij dhe Pitt përfundoi duke e goditur djalin e tij.

Nuk është e qartë se si kanë përfunduar të dy aktorët në këtë situatë, apo nëse goditja e Pitt ishte e qëllimshme apo jo./Insajderi.com