Brad Pitt përqeshet pa mëshirë në rrjetet sociale

Brad Pitt përqeshet pa mëshirë në rrjetet sociale

Intervista e aktorit Brad Pitt për betejën e tij me alkoolin dhe ndarja e tij me Angelina Jolie ka shokuar dje botën. Ylli i Hollivudit  tregoi se pirja e tepërt e tij çoi drejt shkatërrimit të martesës së tij dhe ai pranoi se ndarja ishte si “vdekje” për të.

Por shumë njerëz u hutuan nga rrëfimi i sinqertë i 53-vjeçarit, i cili shoqëroi artikullin me një sesion të fotografive të aktorit, raporton The Guardian.

Titulli është “Brad Pitt në Parqet Kombëtare të Amerikës”duke pozuar në Everglades, White Sands dhe Caverns Carlsbad.

Shumë nga fotografitë tregojnë aktorin e shpërndarë në një pozicion gjysmë-ulur, në vende të ndryshme në natyrë të dendur.

Një përdorues i medieve sociale bëri shaka se Pitt duket sikur ai është duke “u rrëzuar” nëpër parqe.