“Braktis” kinemanë për futbollin, aktorja e njohur zgjidhet zëvendëspresidente në Itali

“Braktis” kinemanë për futbollin, aktorja e njohur zgjidhet zëvendëspresidente në Itali

Cristiana Capotondi është zgjedhur zëvendëspresidente në “Lega Pro” (kategoria e tretë e futbollit në Itali).

Ajo ka pasur një karrierë të suksesshme si aktore dhe është një personazh i njohur i televizionit në shtetin fqinj, ndërkohë tashmë do të jetë pjesë e botës së futbollit.

Zgjedhja e saj në drejtimin e “Lega Pro” ka tërhequr shumë vëmendje, pasi futbolli i kategorisë së tretë në Itali do të ketë në krye një drejtuese femër.